Dyshohet se plagosi me thikë fqinjin në Korçë, arrestohet 68 vjeçari

190
Sigal

Një konflikt mes dy komshinjve në Korçë ka përfunduar me plagosjen e njërit prej tyre.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të shkollës “Demokracia.”

Sipas informacioneve nga policia, dy komshinjtë janë zënë duke u goditur, ndërsa njëri prej tyre ka plagosur me thikë tjetrin.

I plagosuri ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, ndërsa autori i dyshuar është shoqëruar në komisariat. Policia në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave.

Njoftimi i policisë:

Plagosi me mjet prerës gjatë një konflikti një shtetas tjetër, kapet menjëherë pas ngjarjes, autori i dyshuar i plagosjes.

Më datë 14.08.2022, rreth orës 12:15, në lagjen nr. 4, Korçë, shtetasi N. P., rreth 68 vjeç, gjatë një konflikti i cili dyshohet të ketë ndodhur për motive pronësie, ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin R. B., 60 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në Spitalin e Korçës, nën kujdesin e mjekëve.

Autori i dyshuar i ngjarjes N. P., ndodhet i shoqëruar në ambientet e Komisariatit për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”