Qeveria rrethon biznesin/ Policia, IKMT dhe OSHEE ndërhyjnë paligjshmërisht, çfarë po ndodh në ‘Prestige Resort’

122
Sigal

Video që shihni janë pamjet me dron nga sipër “Prestige Resort”, hotel në të cilin po kryhet një tjetër sulm i paligjshëm nga qeveria. Mëngjesin e sotëm, rreth orës 7:00, forca të policisë, forcat xheniere dhe fadroma të IKMT-së, zbarkuan në hotel, pa asnjë njoftim zyrtar.

i gjithë territori është rrethuar me shirit në një distancë të largët nga resorti dhe policia nuk ka lejuar kamerat dhe gazetarët t’i afrohen hotelit.

Ndërkohë, para hotelit është dhe një fadromë.