Frank Walter Steinmeier në Tiranë, pritet me ceremoni nga Begaj, vizita e parë e një presidenti gjerman pas 27 vitesh

96
Sigal

Presidenti Gjerman, Frank Walter Steinmeier është pritur me ceremoni zyrtare nga presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj.

Kjo është vizita e parë e një presidenti gjerman pas 27 vitesh.

Ndërkohë ditën e sotme do të mblidhet edhe Kuvendi, për rreth një orë ku presidenti gjerman do të mbajë një fjalë përshëndetëse.

Vizita e Steinmeier vjen në kuadër të turit që ai po zhvillon në Ballkanin Perëndimor, ndërsa dy ditë më parë ishte edhe në Maqedoninë e Veriut.