“Ishin të ndarë prej katër muajsh”, dëshmia e motrës së viktimës në Kosovë: Policia ka qenë në dijeni për ngjarjen. E vizitova dje dhe më tha…

Mbrëmjen e sotme në QKUK në Prishtinë, një 35-vjeçare nga Lipjani është vrarë është vrarë nga bashkëshorti ndërsa kishte shkuar të shtrohej për të lindur.

Çifti raportohet të kenë pasur probleme, ndërsa edhe janë shkurorëzuar.

Sigal

Mirushe Lohaj, motra e viktimës, ka deklaruar se autoritetet kanë qenë të njoftuara për divorcin e 35-vjeçares.

Në gjendje të rëndë emocionale e mes lotësh, Mirushe Lohaj, u shpreh se të martën, familjarët e burrit i cili dyshohet se e ka vrarë gruan e tij, e kanë lutur të kthehet në shtëpi.

Motra e viktimës thotë se Policia ka qenë në dijeni për gjendjen e gruas.

“Policia ka qenë në dijeni se motra është ndarë që katër muaj. Edhe sociali e ka ditur gjendjen e saj. Rastin atë natë e kemi lajmëruar dhe mjekëve, na kanë thënë në dorë tonë është… Policia që katër muaj e din që u nda prej tij, e kanë ditë gjendjen e saj si e ka. Nuk ka tregu asgjë. E kemi vizituar. Dje kemi qenë e kemi vizituar, kanë qenë edhe vjehrra e saj dhe kunata, as nuk u kemi fol, ajo i thoshte ktheu për hatër të fëmijëve”, ka thënë ajo.

Ajo thotë se vjehrra i ka kërkuar asaj motrës herë të kthehet te ish-bashkëshorti.

“Motra i ka thënë vjehrrës se askush nuk i ka marrë në qafë pos djalit tuaj [për ndarjen]”, ka deklaruar  motra e viktimës, Mirushe Lohaj.