Eksperti britanik: Dilni në diell, nxehtësia e shkatërron virusin

Një nga imunologët më të njohur në Britaninë e Madhe u shpreh se, për të shkatërruar koronavirusin njerëzit duhet të dalin në diell, sepse nxehtësia e shkatërron atë.

Peter Openshaw, profesor në Imperial College London, tha se është normale që njerëzit të marrin ca rreze pasi ato dëmtojnë materialin gjenetik të patogjenit vdekjeprurës.

Sigal

“Dielli është shumë i keq për koronavirusin, eshte armiku i tij” tha ai.

Thirrja e tij vjen në kohën kur Europa po kalon disa ditë plot diell, por qytetarët janë paralajmëruar që të mos dalin jashtë.