Aksident i tmerrshëm në qytetin e Shkodrës, makina tip “Mercedes Benz” përplaset me trailerin

516
Sigal

Një aksident i tmerrshëm është regjistruar pak minuta më parë në qytetin e Shkodrës, ku një makinë tip “Mercedes Benz” është përplasur me një kamion tip trailer.

Aksidenti ndodhi në hyrje të qytetit dhe nga raportimet thuhet se nga aksidenti ka vetëm dëme materiale dhe fatmirësisht asnjë person të lënduar.

Ndërkohë ende nuk ka asnjë njoftim zyrtar nga Drejtoria Vendore e Policisë lidhur me këtë ngjarje.