Vetëm një “Lider” i pakulturuar mund të fyej dhe dhunoi popullin e vet..

759
Sigal

Nga Blerina Llalla

“ Gjithë ajo shkencë, gjith ato biliona, triliona për bomba e për të shkuar në mars dhe ku di unë se ku tjetër nuk vlejnë. Ushtria Amerikane sot ka të njejtën vlerë si ushtria Shqiptare. Domethënë ZERO. Çfarë bën ushtria Shqiptare sot? Ushtria Shqiptare shpërndan ushqime. Çfarë bëri Ushtria Amerikane, doli dje me gjithë ato blindat nëpër rrugë për të mbyllur njerëzit brenda. Pra jemi në një situatë ku nuk do na e thotë kush.” – Edi Rama.

Lideri i Shqipëtarëve duket se i ka thënë të gjitha në lidhje me vlerën, por ka harruar ekspertizën dhe tagrin për të dalë me deklarata të tilla provokuese dhe fyese. Nuk duhen anashkaluar.

Të barazosh me “Zero” ushtritë e dy vendeve në dy anë të kundërta të botës, që edhe në hartë ti bashkosh me laps zor se gjejnë pikë takimi, duhet shumë guxim.

Në terma komunikimi strategjik asnjë lider nuk do të bënte deklarata të tilla në kohëra paqeje as për aletatin, as për kundërshtarin e aq më tepër për ushtrinë e vendit të tij. Por meqë në fuqi kemi strategjinë, ç’farë themi sot e ç’themi nesër të shohim çdo dëgjojmë nesër e në vijim. Ndoshta kjo e thënë tregon vlerësimin e punës dhe vizionit të një lideri mbi vetë punën e tij, meqënëse dhe fjalët janë përcaktorë apo matës.

Mendoj që kur po fliste nga Kryeministria, harroi që në të njëjtën kohë shumë Ushtarake Amerikanë ndodhen me misone nëpër botë, dhe jo vetëm, por edhe Ushtria Shqiptare ka misionarët e saj si pjesë a tyre, te cilët punojnë ndryshe, rrezikojnë ndryshe në mënyrë që liderët të arrijë të mbajnë mikrofonin së bashku me fjalimet në paqe.

Mesa duket misioni i Liderit të këtij formati është të zhvlerësojë, të shajë, dhe injorojë këdo duke arritur deri tek barazimi me “Zero” i gjithckaje. Po kush vallë e ka mërzitur kaq keq që shfaq vetëm nota pakënaqësie gjithandej?

E po mire, nëse kjo e bën të ndjehet mirë , të barazuarit me “zero” nuk duhet harruar se zerot që rreshton nga pas mund të rrisin vlerën gjithmonë, paçka se në tërma ekonomike për ato punohet. Ne dimë që vlerën realisht e rrisin numrat jo filmat.

Tek e fundit një Lider që shan e fyen popullin e tij, bashkëpunëtorët, aleatët deri tek funksionarët dhe ushtarët e tij, thjesht është duke përcaktuar vlerën e punës se tij. Sepse s’duhet të harrojë që nga ai sistem vlerash shoqërore ka rrjedhur dhe vetë ai. Të ndjekësh këtë strategji përben edhe rrezik, pasi mund të perkufizohet si Lider i të marrëve, të papunëve, të pavlefshmëve, të sklleverve, të paaftëve, të paditurve e keshturadhazi deri tek: Ushtria Zero.

E po ekziston dhe një thënie tjetër ku thuhet:

  • Nëse je më i zgjuari në dhomë, atëherë je në dhomën e gabuar, largohu që aty.

Dhoma jonë është Shqiperia.

Mbase do të ishte më mirë se sa të të thonë prijës i “Neve të Marreve”. Jo për gjë por do t’I hapim punë dhe botës e do na shohin si rrezik, me sy të keq. Ne, ju dhe ushtrinë. Ate ushtri që mesa duket politika juaj strategjike i ka dhënë vetëm statusin pastrues, shpërnarës ushqimesh dhe paralize. Por të paktën ata janë prap brenda kontekstit të shërbimit humanitar pranë popullit për bamirësi, përpos halleve të tyre, se popull janë dhe ata. Madje më mirë ushtria se kisha e xhamia.

Ridegjoj deklaratën e mendoj:

  • Ndoshta Lideri i qëndron idesë së dikurshme kur fliste nga karrikja e Ministrit të kulturëS. Gjatë një mbledhjeje të qeverisë diskutojhej projekt buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes ku pat shprehur idenë e shkrirjes së MM me argument që nuk gjente arsye të harxhoheshin para për ushtrinë.

E kur dikush tha, na duhet se mbase një ditë do të kemi nevojë për ushtrinë. Kunderpërgjija ishte:

  • Kur të kemi nevojë marrim nja dymijë afrikanë të gjatë, të zinj dhe më të fuqishëm.

Ky ishte përkufizimi i mendimit strategjik për sigurinë kombëtare asokohe të Liderit. Ndoshta dhe sot.

Por meqë ne kemi ande ushtrinë “zero” sa të shpenzojmë për të sjellë afrikanët deri këtu, më mirë të paguajmë një biletë të shkoni t’i prini atje. Do të thoshte mendimi ekonomik.