Itali/ Ulen sërish vdekjet në 24 orë, konfirmohen më pak viktima dhe të infektuar

426
Sigal

Gjatë 24 orëve të fundit, Italia ka regjistruar 570 viktima me koronavirus dhe 3951 raste pozitive.

Deri tani numri i viktimave ka arritur në 18849, ndërsa të infektuarëve në 147 577 persona.

Pacientët e shëruar janë gjithsej 30 455 e 1985 të shëruar më shumë në 24 orët e fundit.

Përmirësim vazhdon të ketë situata në repartet e terapisë intensive e në ato të reanimacionit.

Janë 108 pacientë të shtruar në këto reparte duke ulur numrin e tyre në 3497.

Në strukturat spitalore po kurohen 28 242 pacientë.

Në rajonin e Lobmardisë gjatë 24 orët e fundit janë regjistruar 216 viktima e numri i tyre ka arritur në 10 238 ndërsa të infektuarit janë 1246 më shumë se një ditë më parë e numri total i tyre është 56 048.

Rajoni i Molises është territori me numrin më të ulët të personave të infektuar në Itali me 243 raste pozitive e me numrin më të ulët të viktimave. Deri më sot janë vetëm 13 viktima me koronavirus.

Numri i tamponëve të kryera në Itali është 906 864.