Pronari i një lokali në Elbasan pozitiv me koronavirus, ja si u infektua

409
Sigal

Konfirmohet një tjetër rast pozitiv me koronavirus në qytetin e Elbasanit, çka e çon numrin e të infektuarve në këtë qytet në 11.

Rasti i fundit i konfirmuar është një 46-vjeçar pronar i një lokali pranë Gjykatës së Elbasanit në Lagjen 5 Maji, i cili deri ditën e premte ndoshta në mënyrë ilegale ka ushtruar aktivitetin e tij dhe në kohën kur e gjithë Shqipëria ishte në karantinë.

Dyshohet se pronari është infektuar në ambientet e aktivitetit të tij.

Sipas informacioneve zyrtare dhe hetimeve rezulton se në këtë lokal ka pasur kontakte 53 vjeçari që u infektua me COVID 19 në kuadër të kontakteve që ka pasur me pronarin e këtij lokali duke infektuar edhe gruan punonjëse e bankës së nivelit të dytë dhe dy vajzat 25 dhe 22 vjeç.

Ndërkohë këtë të hënë është konfirmuar pozitiv edhe kasapi i cili e furnizonte me mish restorantin.