Policia mësyn selinë e partisë, Lëvizja Bashkë: Po tentojnë të arrestojnë aktivistët tanë

103
Sigal

“Lëvizja Bashkë” e Arlind Qorit ka protestuar ditën e sotme jashtë Kuvendit kundër dyfishimit të pagave për ministrat dhe deputetët.

Protestuesit mbanin në duar një pankartë “Mos u ngopshi”, teksa kanë hedhur dhe para false në tokë.

Më pas, në momentin kur në hyrje të Parlamentit mbërriti ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj, aktivistë të shoqërisë civile i kanë hedhur euro false madje gjithë kohës e kanë shoqëruar me thirrjen: “O hajdut!…O hajdut!”.

Pak orë pas aksionit të sotëm kundër rritjes skandaloze të pagave të deputetëve e ministrave, në selinë e Lëvizjes BASHKË kanë mësyrë forca të Policisë së Shtetit.

Këta të fundit, pa asnjë lloj të drejtë dhe pa asnjë lloj mandati ligjor, po tentojnë të arrestojnë aktivistët.

“Kjo është një tentativë e dëshpëruar për t’na kërcënuar të mbyllim gojën ndaj padrejtësive, por ne nuk frikësohemi! E drejta do të triumfojë!”– shkruan lëvizja Bashkë në Facebook.