Qeveria miraton aktin normativ: Administrata të mbajë kondicionerin nën 21 gradë gjatë dimrit! Pas orës 22:00 ndërpritet ndriçimi i jashtëm i godinave

93
Sigal

Qeveria ka miratuar aktin normativ për kursimin e energjisë elektrike në kushtet e emergjencës energjetike të shpallur nga Këshilli i Ministrave.

Në nenin 4 të këtij akti normativ përcaktohet se institucionet e qeverisjes qendrore dhe ato të varësisë duhet të reduktojnë konsumin e energjisë elektrike në masën 15% krahasuar me vitin e shkuar.

Ata do të bëjnë raportim pranë Task Forcës së Energjisë brenda 7 ditësh nga hyrja në fuqi e aktit normative në lidhje me verifikimin e pajisjeve që konsumojnë shumë energji elektrike dhe masave të vendosura.

Mosarritja e pragut të vendosur për dy muaj nga ana e institucionit do pasohet me gjobë për titullarin e saj ose administratorin e ka përgjegjësi mbi subjektin apo objektin në fjalë.

Në masat e përcaktuar për konsumin e energjisë për abonentët jo familjarë është ndalimi i përdorimit të ajrit të kondicionuar në temperaturë jo më të ulët se 27 gradë gjatë verës dhe jo më të lartë se 21 gradë gjatë dimrit.

Ndërkohë është vendosur ndërprerja e ndriçimit të jashtëm të godinave pas orës 22:00, ndërprerja e ndriçimit rrugor dhe i objekteve të kulturës, monumenteve, shatërvanëve apo shesheve.

Në rast shkelje të këtij akti normative, qeveria ka vendosur ndëshkon me 50 mijë lekë gjobë.