Qëllon me armë një person, shpallet në kërkim autori

Policia e Bulqizës ka shpallur në kërkim një 28-vjeçar pasi dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një personi.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Bulqizë. Sipas “policisë shtetasi A.T, 28 vjeç, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta dyshohet se  ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit M.Xh”, sqaron policia.

NOA

Nga e shtëna me armë nuk ka patur njeri të lënduar.

Vijon puna për kapjen e tij, si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.