Kryetari i Gjykatës së Apelit flet për Çakon dhe incidentin me shoferin

545
Kryetari i Gjykatës së Apelit Tiranë, Hysni Demiraj, ka dalë sot në një konferencë për të sqaruar një incident. Në media ka dalë lajmi se Kreu i Apelit të Tiranës ka dhunuar shoferin e tij, i cili ka bërë edhe denoncim. Në fjalën e tij Demiraj ka sqaruar edhe kërkesën që ka bërë në Gjykatën e Apelit Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Haki Çako. Çështja e drejtorit të Policisë së Shtetit ka ardhur në Gjykatën e Apelit dhe do trajtohet si çdo çështje tjetër, sipas procedurave. Ajo do të shqyrtohet brenda 10 ditësh si çdo çështje tjetër që të mos shkelen afatet. Gjyqtarët kanë qenë të superngarkuar. Ka një rregullore që zbatohet. Çështjen për Haki Çakon do e shqyrtojë Marie Qirjazi. Kam gjetur trupa që kanë 6 vite që nuk janë ndërruar, edhe pse ligji e përcakton që ato duhet të ndërrohen çdo dy vite. Kryeminstri mund t’i interpretojë pushtetet e tjera si të dojë. Por shteti duhet t’i gjejë mënyrat që të godasë gjyqtarin e korruptuar dhe të mbrojë ata të ndershmit”.
Sigal