Avokat Kujtim Cakrani:Në Arkivin e Shtetit është cenuar besueshmëria, përderisa futen dokumente të falsifikuar

551
Sigal

Reagon Av. Kujtim Cakrani, pas deklaratës së Drejtorit të Përgjithshëm të Arshivës Qëndrore të Shtetit: Në Arkivin e Shtetit, janë futur dokumente të falsifikuara, me qëllim legjitimimin e sipërfaqeve të tokave të vjedhura

E lexova deklaratën e Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave në lidhje me kallëzimin penal të njohur tashmë. M’u forcua bindja se ky kallëzim është i nevojshëm dhe i dobishëm. Nisur nga ajo çka dëgjova, se gjoja pas vitit 2017 qenka vendosur një “standard” i ri në pranimin e dokumenteve se më parë nuk u bëhej ekspertiza, kam të drejtë të pyes për më shumë. Meqë zëdhënësja e z. Bido aludoi se më parë qenka bërë nami dhe tani qenka vendosur rregulli, a mund të thotë një rast të dhurimit të ndonjë dokumenti vërtetim pronësie. Kur dhe ku ka ndodhur? Po ashtu e mund të na vërë në pah cilësitë si dokument RHK (Rëndësi Historike Kombëtare) bazuar në të drejtën që i jep neni 10 i ligjit nr.9154, datë 6.11.2003. D.m.th. çfarë vendi zë familja R. në historinë tonë dhe për çfarë i shërbente historisë sonë ky dokument. Komisioni i ekspertëve, kaq i paditur qenka sa që nuk dallon asnjë njësi administrative-territoriale? Nëse kërkon të barasvlerësojë vërtetimin e pronësive me vlerë miliona euro me dhurime dokumentesh studimore pa efekt financiar (p.sh. krijimtaria e Dhimitër Shuteriqit dhuruar para disa vitesh në AQSH), standardi nuk është i njëjtë dhe nuk vlen për krahasim. As studimet e as letërsia e Shuteriqit nuk kanë nevojë për ekspertizë të Institutit të Policisë Shkencore. Duke qenë se, Ligji ”për Arkivat” ka qartësisht të përcaktuar pranimin e dokumentacionit në formën e dhuratave pikërisht në nenin 32,33,34 të tij ka sanksionuar se, Arkivi i Shtetit pranon dhurata në formën e  dokumentacionit   nga çdo qytetar vetëm, por vetëm nëse ai është në formën origjinale dhe ka interes thellësisht historik dhe për këtë Drejtori i Arkivit  duhet të ngrejë një komision prej 5 personash, të cilët duhet të jenë akademik etj. Për sa i përket dokumentacionit në fjalë, ato janë dokumente pronësie  private dhe në referencë të ligjit, nuk ka asnjë interes për t’u bërë pjesë e Arkivit Shtetëror. Gjithashtu, pretendimet e drejtorit të Arkivës së Shtetit se, dokumentet e pranuara prej tij janë me rëndësi historike, kjo është një mënyrë orvatje pa asnjë bazë ligjore, sepse drejtori duhet të tregoj interesin historik të tyre.  Me këtë që ka ndodhur  gjendja në Arkivin e Shtetit  nuk është më si më parë, pasi është cenuar besueshmëria, përderisa futen aty dokumente të falsifikuar që më parë janë përdorur nga shtetësja Sara Resuli , nga ku ka vjedhur, natyrisht jo vetëm, por me një grup të mirëorganizuar, apo të strukturuar, qindra hektarë sipërfaqe toka truall në qytetin e Fierit.  Nuk ka asnjë justifikim, as ligjor, as moral kjo që ka ndodhur në Arkivin e Shtetit, ku në mënyrë të mirëorganizuar janë futur dokumente të falsifikuara me qëllim legjitimimin e sipërfaqeve të tokave të vjedhura.