Punime në rrjet, OSHEE jep njoftimin: Ja oraret dhe zonat që do kenë mungesë energjie gjatë javës në Tiranë

303
Sigal

Gjatë javës disa zona në Tiranë do të kenë mungesë energjie elektrike për shkak të remontit të planifikuar në NST “Uzina Dinamo”.

Në njoftim thuhet se nga data 21 deri më 25 shtator gjatë intervalit kohor 09:00-13:00 do të stakohet energjia në disa zona të Tiranës.

Më datë 21 shtator do të ketë mungesë në zonat pas spitalit të Traumës, zona tek ish-Parku i Autobusave, rruga “Don Bosko”, rruga “Vangjel Noti”, zona pranë ish-Kombinatit.

Më 22 në zonat Paskuqan, Kodër Kamëz, zona pranë Universitetit Bujqësor.

Më datë 23 shtator në zonat Paskuqan, Bathore lagjet 2,3,5, Paskuqan 2, Babrru, zona e Kodrës së Kuqe.

Më 24 në zonat Bathore, Paskuqan, rruga “Jordan Misja” dhe më 25 rruga “Jordan Misja”, zona pranë ish “Uzina Dinamo”, rruga “Siri Kodra”, zona pranë shinave të Trenit, zona pas spitalit të Traumës, Paskuqan, Bathore lagjet nr.2, 3 dhe 5, zona tek ish-Parku i Autobusave, rruga “Don Bosko”, rruga “Vangjel Noti”, zona pranë ish-Kombinatit, Kodër Kamëz, zona pranë Universitetit Bujqësor, Babrru, zona e Kodrës së Kuqe.

Njoftim për abonentët Tiranë:

Stakim, 21-25 shtator

Për shkak të remontit të planifikuar në NST “Uzina Dinamo”, në datat 21-25 shtator gjatë intervalit kohor 09:00-13:00 do të stakohet energjia në këto zona në Tiranë

21 shtator

Pjesërisht: Zona pranë shinave të Trenit, zona pas spitalit të Traumës, zona tek ish-Parku i Autobusave, rruga “Don Bosko”, rruga “Vangjel Noti”, zona pranë ish-Kombinatit

22 shtator

Pjesërisht: Paskuqan, Kodër Kamëz, zona pranë Universitetit Bujqësor

23 shtator

Pjesërisht: Paskuqan, Bathore lagjet 2,3,5, Paskuqan 2, Babrru, zona e Kodrës së Kuqe

24 shtator

Pjesërisht: Bathore, Paskuqan, rruga “Jordan Misja”

25 shtator

Pjesërisht: Rruga “Jordan Misja”, zona pranë ish “Uzina Dinamo”, rruga “Siri Kodra”, zona pranë shinave të Trenit, zona pas spitalit të Traumës, Paskuqan, Bathore lagjet nr.2, 3 dhe 5, zona tek ish-Parku i Autobusave, rruga “Don Bosko”, rruga “Vangjel Noti”, zona pranë ish-Kombinatit, Kodër Kamëz, zona pranë Universitetit Bujqësor, Babrru, zona e Kodrës së Kuqe