Provimet e Maturës, nxënësit do të testojnë sot njohuritë në Matematikë

148
Sigal

Maturantët do t’i nënshtrohet sot testit të tretë të Maturës Shtetërore. Janë 30 mijë maturantë do të japin sot në orën 10:00 provimin e Matematikës, test ky, i cili do të zgjasë 2 orë e 30 minuta.

Gjimnazistët u mbetën dhe një provim i fundit për të shlyer më 19 qershor, që është lënda me zgjedhje. Provimet e Maturës nisën më 1 qershor, ku nxënësit iu nënshkruan testit tëparë, atij të Gjuhës së Huaj, ndërsa një javë më pas testuan njohuritë në lëndën Gjuhë Shqipe dhe Letërsi.

Njësoj si  vitet e kaluara, edhe kësaj here janë publikuar tezat e provimeve në rrjetet sociale, fakt ky i pranuar dhe nga vetë Ministria e Arsimit.

Përfaqësuesit e kësaj të fundit thonë se kjo nuk e ka cenuar aspak mbarëvajtjen e procesit. Testi për secilin nga provimet e Maturës Shtetërore 2023 vlerësohet me 60 pikë maksimale, ndërsa për nxënësit që rezultojnë mbetës në provime, ata kanë mundësi të riststojnë sërish njohuritë në sesionin e dytë.