Sipas të dhënave të ministrisë së Financave kostoja për 1 deputet në Shqipëri është 74 milion lekë në vit. Shqiptarët po ikin, dhe në vend kanë mbetur rreth 2.3 milion shqiptar, ndaj vendi ka nevojë vetëm për 80 deputetë. Italia ka 1 deputet për 150 mijë banorë, ndërsa Shqipëria 1 deputet për 35 mijë banorë, por për shkak të shpopullimit 1 mandat fitohet me 9500 vota
“Rishikimi i kërkuar nga Këshilli i Europës dhe OSBE-ODIHR, është projekti që Parlamenti i Shqipërisë, të jetë maksimalisht me 80 deputetë për 2.8 milionë banorë që janë sipas Censusit, me këtë përfaqësim: 1 deputet për 35 mijë banorë; ndërkohë që Italia ka 1 deputet për 150 mijë banorë dhe 1 senator për 192 mijë banorë.”
Pas dyfishimit të pagave të deputetëve, ka ardhur një projekt-rekomandim nga Këshilli i Europës dhe OSBE-ODIHR, për pakësimin e numrit të parlamentarëve, i cili ka nisur të trajtohet nga Kryesia e Kuvendit në bashkëpunim me Ministrinë e Financave.
Dy grupet e punës, po verifikojnë dy aspekte: raporti i balancës së përfaqësimit të 1 deputeti, me numrin e banorëve në përputhje me standardin e vendeve të BE; dhe kostoja financiare vjetore e 1 deputeti për paga, shpërblime e shërbime logjistike.
Sipas të dhënave që ka nxjerrë Ministria e Financave, kostoja totale që shpenzon shteti për 1 deputet me sistemin e pagave të reja, shkon në 74 milionë lekë të vjetra në vit, ku është përfshirë i gjithë trajtimi që përcakton ligji për deputetët.
Nga kjo vlerë, 55 milionë lekë në vit janë paga e shpërblime; si karburant, fjetje në hotel, bileta udhëtimi, dieta ushqimore, pagesë telefoni, pagesa për çdo mbledhje komisionesh parlamentare, qira banese etj.
Rishikimi i kërkuar nga Këshilli i Europës dhe OSBE-ODIHR, është projekti që Parlamenti i Shqipërisë, të jetë maksimalisht me 80 deputetë për 2.8 milionë banorë që janë sipas Censusit, me këtë përfaqësim: 1 deputet për 35 mijë banorë; ndërkohë që Italia ka 1 deputet për 150 mijë banorë dhe 1 senator për 192 mijë banorë.
“Ndërsa në Shqipëri, mesatarja e përfaqësimit është 1 deputet për 20 mijë banorë. marrin nga 4.6 milionë lekë paga e shpërblime në muaj; ndërsa nga 1.9 milionë lekë në muaj, janë shpenzime të padukshme, që shteti bën për çdo deputet, si shërbime për zyra, sekretare, makina, kondicioner, udhëtime jashtë vendit, bankete, truproje në parlament.”
Ndërsa në Shqipëri, mesatarja e përfaqësimit është 1 deputet për 20 mijë banorë, por për shkak të sistemit kushtetues “Lista e kryetarit”, të instaluar nga Sali Berisha e Edi Rama në vitin 2008, deputetët e partive mandatohen edhe me 10 vota, nëse dikush nuk thyen “Hersin” mbi 10 e 11 mijë vota sipas kuotës së qarqeve.
Mesatarisht, për çdo bashki ka nga 2.3 deputetë, shumica të mandatuar me 2000-3000 vota, ndërsa rekord turpi e degradimi parlamentar në këtë legjislaturë.
Por marrin nga 4.6 milionë lekë paga e shpërblime në muaj; ndërsa nga 1.9 milionë lekë në muaj, janë shpenzime të padukshme, që shteti bënë për çdo deputet, si shërbime për zyra, sekretare, makina, kondicioner, udhëtime jashtë vendit, bankete, truproje në parlament etj.etj. /Pamfleti