Sigal

Banorët e zonës së ‘Astirit’ që preken nga projekti i ‘Unazës së Madhe’ kanë dalë sërish në protestë mbrëmjen e sotme ku u kanë vënë flakën disa gomave dhe kanë hedhur shashka duke bllokuar rrugën.

Situata është e tensionuar ku banorët i kërkojnë urgjentisht qeverisë dhe Bashkisë Tiranë që të tërhiqen pasi ata nuk do të lejojnë që të prishen banesat e tyre. Pavarësisht se sot janë shoqëruar në polici disa persona kjo nuk i ka penguar banorët të dalin sërish në protestë.