Sigal

Një nga farat e para që njerëzit i kanë përdorur për prodhimin e vajit janë farat e susamit.

Përveç se në kuzhinë, qysh nga lashtësia përdoren edhe për mjekësinë tradicionale si preventivë dhe për shërim të sëmundjeve.

Farat e susamit janë plot me fitonutrientë si acidet yndyrore omega-6, flavonoid fenolet, do të thotë antioksidante, vitamina dhe fibra ushqyese me veçori potencialisht antikancerogjene.

1. Në 100 gramë susam gjenden 573 kalori. Edhe pse shumica e kalorive vijnë nga yndyrat e çmueshme, susami përmban edhe minerale të rëndësishme, antioksidantë dhe vitamina, të cilat janë të domosdoshme për shëndetin.

2.Farat janë veçanërisht të pasura me acidet yndyrore mono-të-pangopura (acidi oleinik), të cilat përbëjnë deri 50 për qind të acideve në susam. Acidi oleinik ndihmon të ulet LDL ose kolesteroli i keq dhe rritet HDL ose kolesteroli i mirë në gjak. Hulumtimet shkencore tregojnë që ushqimi mesdhetar i cili është i pasur me acidet mono-të-pangopura ndihmon që të parandalohet sëmundja e artereve koronare dhe sulmi në zemër.

3.Susami është i pasur me vitamina dhe minerale kualitative. Para së gjithash është burim i mirë i kompleksit B të vitaminave, siç janë niacina, acidi folik, tiamina (vitamina B1), piridoksina (vitamina B6) dhe riboflavina.

4.Vetëm 100 g susam përmban 97pr qind të acidi folik , rreth 25 për qind të konsumit të rekomanduar ditor. Acidi folik është i domosdoshëm për sintezën e ADN-së, ndërsa kjo është në veçanti e rëndësishme për femrat shtatzënë sepse mund të parandalohet dëmtimi i sistemit nervor tek foshnjet.

5.Farat e susamit janë burim jashtëzakonisht i pasur i shumë mineraleve esenciale. Kalciumi, hekuri, mangan, zinku, magnezi, seleni dhe bakri janë në veçanti të koncentruara në farat e susamit. Shumë nga këto minerale kanë rol kyç në mineralizimin e eshtrave, ndërtimin e qelizave të kuqe të gjakut, sintezën e enzimave, hormoneve, si dhe rregullimin e aktivitetit të muskujve të zemrës dhe të skeletit.