Sigal

Kalifornia konsiderohet si një ndër vendet më të mira për të jetuar, jo vetëm në SHBA, por në botë.
Jo më kot aty jetojnë njerëzit më të njohur dhe të pasur.

Por, flakët kanë shkaktuar një masakër të vërtetë, sa tani, ky vend është kthyer në një ferr.

Të paktën 42 persona kanë humbur jetën nga flakët, ndërsa dëmet materiale janë të pallogaritshme.

Një sërë imazhesh të tmerrshme tregojnë një lepur me veshët e djegur dhe qentë me djegie të rënda, ndërsa qindra kafshë të tjera mendohet se kanë pasur një fund tragjik.
Deri më tani numërohen mbi 7 mijë shtëpi të shkatërruara, ndërsa për t’u përballur me zjarrin që ka nisur që të enjte, janë angazhuar mbi 8 mijë zjarrfikës.