Itali, kërkohet falja e vrasësit të hajdutit shqiptar

466
Vrasja e një hajduti shqiptar është bërë pjesë e diskutimeve në lidhje me zhbllokimin e një prej reformave më të rëndësishme të qeverisë italiane. Nënkryetari i Dhomës së Senatit në Parlamentin italian Roberto Calderoli, njëkohësisht eksponent i forcës politike Lidhja e Veriut, i cili ka propozuar një marrëveshje me qeverinë për tërheqjen e amendamenteve që sjell dhe votimin e reformës.
“Amendamentet e prezantuara nga lidhja e Veriut do të tërhiqen menjëherë e vetëm me një kusht, nëse Presidenti Serxhio Matarella firmos dekretin e faljes për sipërmarrësin italian që vite më parë qëlloi për vdekje një hajdut shqiptar”, thotë në një intervistë për gazetën italiane Repubblica italiani Roberto Calderoli.
Sigal