Protestuan kundër Bashkisë Tiranë, shoqërohen banorët e Sharrës

585
Sigal

Banorë të Sharrës janë shoqëruar në orët e fundit në Polici pasi kanë kundërshtuar devijimin nga Bashkia të punimeve për Landfillin e Sharrës; devijim që u prek sipërfaqe të mëdha toke në pronësi të tyre.

Ata janë shprehur se Bashkia po u grabit tokat, ndërkohë që është rritur sipërfaqa më shumë sesa ishte parashikuar fillimisht.

Sipas banorëve hedhja e dherave jashtë rrethimit të vendit ku do të ndërtohet inceneratori ka dëmtuar kullotat me të cilat ata ushqejnë bagëtitë.

Ata thanë po ashtu se detyrohen të mbajnë ujë në krah për rreth 20 minuta, pasi në banesat e tyre nuk ka ujë.

Ndërkohë banorët thanë se nuk kanë ndërmend të marrin dëmshpërblimin e dhënë për 6 dynym tokë, që u është marrë për ndërtimin e iniceratorin.