Ja kush është aeroporti më i madh në botë

2458
Sigal

Ky aeroport i ri në Pekin, Kinë synon të bëhet jo vetëm më i madhi po edhe më i komplikuari në botë. Do të ketë një nga terminalet më të mëdha të pasagjerëve që është parë deri më sot.

Ky aeroport mendohet se do të ketë shtatë pista dhe mbi 100 milionë pasagjerë në vit.

Aeroporti Ndërkombëtar i Pekinit Daxing ndodhet në kufirin e Pekinit dhe Langfang, Provinca Hebei, është aeroporti i dytë ndërkombëtar i Pekinit dhe aktualisht është në ndërtim e sipër. Emri i aeroportit u bë i ditur në 14 shtator 2018.

Ai ka terminalin më të madh në botë me 100 milionë metra katror dhe pritet të përfundojë më 15 korrik të vitit 2019-të ndërsa i hapur për pasagjerët do të jetë në 30 shtator 2019-të.

Aeroporti i ri do ketë gjithsej 7 pista dhe një tjetër terminal në jug të atij aktual, me qëllim që të kryhen 620,000 fluturime dhe të akomodohen 100 milionë pasagjerë në vit.