Ja arsyeja pse shqiptari ndalohet të futet për 5 vite në Maqedoni

541
Sigal

Një shqiptar është dënuar me 1100 euro dhe me ndalesë për të hyrë në Maqedoninë e Veriut për 5 vitet e ardhshme.

Shqiptari i dënuar është Gjergj Prekoçaj, një nga udhëheqësit e grupit të Arbëreshëve i cili shpalosi flamurin në Kalanë e Ohrit

Pavarësisht këtij privimi, Prekoçaj, tha se do të vazhdojë të shpalosë flamurin e Gjergj Kastriot Skënderbeut,

“Më kanë ndaluar për pesë vite hyrjen në Maqedoninë e Veriut. Kjo është toka jonë. Nuk do të ndalemi. Na jemi në tokën tonë arbërore dhe ne jemi për bashkim kombëtar”, ka thënë Gjergj Prekoçaj.

Shpëtim Pollozhani, kryetar i Shoqatës së të burgosurve politik shqiptar në Maqedoninë e Veriut, tha se ky është një dënim drakonik.