Shpërthimi i Mehdi Malkajt: Ky vend rregullohet vetëm kur të zhduken tre bandat! Rroftë Teatri!

300
Sigal

Aktori i njohur, Mehdi Malkaj, ka mbajtur një fjalim mjaft domethënë, në protestën e thirrur nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit.

Malkaj tha se në Shqipëri ka tre lloje bandash dhe se vendi mund të rregullohet vetëm kur të zhduken të treja.

“Teatri nuk ka vdekur, është këtu! Rroftë Teatri! Rroftë Teatri!

Të dashur miq, këtu në fillim doli bandā, pastaj kontrabandā, pastaj anti-anti kontrabandā. Ky vend do të rregullohen kur të zhduken këto të treja.

Dhe që këto të treja të zhduken, së pari duhet vendosur demokracia. Demokraci do të thotë diktaturë e ligjit!

Ju dua shumë!” tha Malkaj në fjalën e tij.

Ditën e djeshme, Edi Rama dhe Erion Veliaj shembën në mënyrë brutale Teatrin Kombëtar, ngjarje që ka shkaktuar reagime të forta dhe revoltē nga qytetarët.