‘Është ditë zie’/ Berisha nga protesta: Shembja e Teatrit, genocid kulturor

289
Sigal

Në një intevistë nga protesta, ish kryeministri Sali Berisha e quajti një genocid kulturor prishjen e Teatrit Kombëtar.

“Dua ti them shqiptarëve se Tirana edhe në vitet 1840, 1860, të huajt e përshkruajnlë si një vend të bukur. Por Tirana teatrin e kishte në çdo rafsh shumë të bukur. Në diktaturë, asnjë isnt tjetër shqiptar, nuk ka bërë përpjekje anti-kompromis sa Teatri Kombëtar. Ai pati një grup aktorësh korifej që i jepnin publikut shqiptar Hamletin, Arturo Ui, Otellon, përpjekje të mëdha të dramaturgëve me të cilët ishin të vetmit në skenë që përpiqeshin të ishin një zë ndryshe në diktaturën hoxhiste. Në tërësinë e tyre paguan çmim. Shumë prej tyre me interrnime dhe këtë histori e rrafshoi i biri i Xhelatit. Kur ata vinin në skenë Hamleti, i ati i Ramës bënte statujën e Enver Hoxhës.

Në 4.30 të mëngjesit, në mënyrë të pabesë, si një hienë… Është një ditë zie. Unë do shpallja një zi kombëtare për rrafshimin e simbolit të Tiranës.Edhe atë Sahat që kemi horri i bashkisë po em mbulon me kulla. Ky është një genocid kulturor, njësoj si prishja e xhamive dhe kishave në 67-ën. Arsyeja është paraja, paraja, paraja”, tha Berisha.