Krim në familje në Divjakë, burri vret gruan dhe veten (Emrat)

47
Sigal

Krim në familje. Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Divjakë.

Një 58-vjeçar me inicialet H. Rr. banues në fshatin Babunjë ka vrarë gruan me iniciale F. Rr., 45-vjeçe me armë gjahu dhe më pas në kushte të rënda psikologjike, ka kthyer armën nga vetja duke i dhënë fund jetës.

Krimi ka ndodhur në banesë, dyshohet pas një sherri në familje. Në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e gjahut.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lushnjë vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.