3 të vdekur dhe 2 të plagosur vetëm në 24 orë

485
Sigal

Tre viktima dhe dy të plagosur janë regjistruar nga aksidentet në më pak se 24 në rrugët e vendit.

Leonard Sako dhe Orinda Hoxha dy mësues humbën jetën pasi automjeti që po ktheheshin nga shkolla ka dalë nga rruga duke u përmbysur.

Një tjetër ngjarje e rëndë u regjistrua gjatë natës në aksin rrugor Elbasan-Peqin. Një automjet tip Benz ka dalë nga rruga dhe ka rënë në lumin Shkumbin, ku për pasojë ka gjetur vdekjen shoferi 35-vjeçar.

Ndonëse ka kaluar vetëm një javë e muajit shkurt, deri tani janë regjistruar 6 të viktima, ndërsa shifrat janë shqetësuese edhe për muajin janar.

Përgjatë muajit të parë të vitit 2020 në vendin tonë janë regjistruar 506 aksidente rrugore.

12 prej tyre janë konsideruar me rrezikshmëri të lartë për jetën ndërkohë që 16 persona të përfshirë në to kanë gjetur vdekjen.

Në janar, qyteti me numrin më të lartë të aksidenteve është Tirana, duke u ndjekur nga Vlora, Durrësi dhe Elbasani.

I fundit në listë qëndron Kukësi me asnjë aksident të regjistruar përgjatë muajit janar dhe Dibra me vetëm një.