“Dua ndihmë nga Zoti”, dëshmia mes lotësh e djalit që gjeti prindërit të vdekur, fqinji: Ziheshin!

68
Sigal

“I lutem, dua ndihmë nga Zoti, jam mes rrugëve”. Në lot dhe i tronditur pasi gjeti prindërit të vdekur, djali i Hekuran dhe Fëllënxë Rrasës kërkon ndihmë.

Djali i çiftit, Leonard Rrasa tregon momentin si e mori vesh lajmin. Ai thotë se ishte në kafe në momentin që ndodhi ngjarja e rëndë.

Por cilat janë arsyet?

Në dëshminë e parë para grupit hetimor i biri është shprehur se “shkak i ngjarjes mund të ketë qenë një konflikt i çastit”, pasi nuk kishin debate.

Një banor i fshatit tha se kohët e fundit çifti kishte debate. “Ata nuk bënin llafe, po në fund po ziheshin”.

Por cili ishte motivi? “Fukarallëku” tha më tej fqinji.

Ai theksoi se “Hekurani punonte në bashkinë e Divjakës, ajo (gruaja) në shtëpi me punët e shtëpisë”, tha banori.

mësohet se nuk ka asnjë referim zyrtar në policinë e Fierit për konflikte mes bashkëshortëve dhe se gjithçka mund të lidhet me një konflikt të momentit.

Pasditen e sotme Hekuran Rrasa qëlloi me armë gjahu gruan, Fëllënxa Rrasa duke e lënë të vdekur në vend dhe më pas vrau veten. Krimi ndodhi brenda shtëpisë.