Protesta studentore, reagon pedagogu i njohur: Dita më e bukur në Tiranë, sot është vetëm fillimi!

849
Sigal

Pedagogu Afrim Krasniqi ka dalë  hapur në mbështetje të protestës së studentëve që po zhvillohet nëpër universitetet e të gjithë vendit.

Krasniqi ka publikuar një foto nga protesta e sotme ku shprehet se ndihet krenar për studentët e tij që më në fund kanë refuzuar të jenë, statistikë pa zë në vendin ku një pakicë oligarkësh drejton me arrogancë duke injoruar parimet demokratike dhe llogaridhënien.

Krasniqi e cilëson ditën e sotme si më të bukurën dhe shpreht se sot është dita e studentëve dhe se duhet të jetë vetëm fillimi.

Dita më e bukur në Tiranë prej shumë e shumë kohësh. Krenar edhe për studentët e mi që më në fund kanë refuzuar në jenë statistikë pa zë në vendin ku një pakicë oligarkësh drejton me arrogancë duke injoruar parimet demokratike dhe llogaridhënien. Nuk janë studentë “mbetës” por revoltë ndaj politikanëve “mbetës”.Koha për shkundje të sistemit. Tarifat Ok, duhen hequr dhe me siguri do të hiqen.

Por shumica qytetarë pret dicka më shumë se kaq, heqjen e “tarifave“ që oligarkia politike e ekonomike i ka vendosur Shqipërisë; koha për transparencë, për llogaridhënie, për vetting në universitet, për përgjegjësi të atyre që dështuan reformën dhe sistemin arsimor, për llogaridhënie të politikës – kazan. Studentë, është dita e juaj dhe sot duhet të jetë vetëm fillimi”, shkruan Afrim Krasniqi.