Kopësht me lule mbi zyrën e Ramës/ 4.3 MILIARD LEKË nga paratë e popullit

29
Sigal

Rikthehemi tek një muhabet me vlerë të kripur që thuajse ishte lënë në harresë, por po ndërtohet lart syve tuaj m’u në majë të kryeministrisë, por me paratë tuaja!

Mbi zyrën e Edi Ramës po ngrihet ajo çfarë është e paqartë të përcaktohet por është quajtur deri më tani si instalacion dhe kushton mbi 4.3 Miliard Lekë. Tenderi i hapur nga Dritan Agolli i FZHSH u pezullua për njëfarë kohe por duket se ka nisur seriozisht punimet për një kopësht me lule në majë të ndërtesës nga e cila firmosen çudira.

Rama tha se nuk bëhet fjalë për një vepër arti dhe se nuk është bërë për të. Ai tha se bëhet fjalë për një atraksion që sjell më shumë njerëz. Ndër të tjera se shtoi se teoria “Që duhen ndalur investimet se kemi situatë krize është për të manipuluar njerëzit”.

“Nuk bëhet fjalë për një vepër arti. Është një projekt energjie të rinovueshme të kombinuar me një mikroklimë për mjediset e punës. Do jetë aty për vite të tëra, nuk është bërë për mua.

Teoria që duhen ndalur investimet se kemi situatë krize është për të manipuluar njerëzit, por nuk funksionon në këtë mënyrë. Këtu bëhet fjalë për të krijuar vende të reja pune dhe atraksione që sjellim më shumë njerëz dhe më shumë konsumatorë, duke pasur edhe më shumë të ardhura”,-deklaroi Rama një vit më parë.

Ekskluzivisht për JOQ, gjeni pamjet se si do të duket ky instalacion i bërë me paratë e popullit.

 

JU PËLQEN?

Instalacioni do të quhet “Parku Eden” dhe është i konceptuar si në fotot e mëposhtme.