Protesta, reagon PS/ Balla: Nuk i kuptojmë protestuesit që i bashkohen Bashës

517
Protesta 1 orëshe e opozitës dhe përfundimi i saj në mënyrën më të mirë të mundshme, pa asnjë lloj incidenti edhe më të vogël ka lënë ‘pa gojë’ PS dhe jo vetëm atë, por edhe mediat që i janë rreshtuar në krah.

Pas mbledhjes së grupit të PS-së, ka dalë dhe ka folë për mediat, deputeti i Librazhdit, Taulant Balla. Duke mos pasur asgjë se çfarë të thoshte për protestën, Balla vetëm është shprehur i habitur se pse protestuesit po i bashkohen Lulzim Bashës dhe opozitës.

‘Nuk e kuptojmë se pse protestojnë dhe nuk e kuptojmë se pse protestuesit i bashkohen opozitës’, është shprehur Balla për mediat që prisnin ndonjë deklaratë tjetër nga selia e PS-së.
Sigal