Mbledhje në PS për zgjedhjen e Presidentit, Ruçi: Po presim negociatorët europianë

454
Grupi parlamentar socialist është mbledhur sot për të diskutuar lidhur me zgjedhjen e Presidentit të ri të vendit, siç deklaruan burime nga PS-ja. Nga procesi për zgjedhjen e Presidentit, deri tani janë djegur dy raunde pa asnjë emër konkret të propozuar, as nga mazhoranca, e cila ka vendosur të dialogojë me opozitën dhe të mos vendosë e vetme. 

Pas mbledjes, kryetari i Grupit të PS, Gramoz Ruçi, tha se “jemi në pritje të negociatave me zyrtarët europianë”.

Nesër në Tiranë do të vijnë dy eurodeputetë për të nxitur dialogun ndërmjet palëve me një axhende prej 12 pikash. Vizita e tyre do të jetë vetëm 6 orë.

Ndërkohë që mazhoranca pret të gjejë emrin konsensual për Presidentin me opozitën, kjo e fundit ka deklaruar shprehimisht nëpërmjet gojës së kryetarit të PD-së Lulzim Basha se zgjedhjen e Presidentit të Republikës ia lë popullit dhe kjo mbetet oferta e vetme për këtë çështje.
Sigal