Evdal Nuri: Dr. Maksut Drasa, gjeniu i shekullit të 20-të

363

(Enciklopedia Amerikane) Me rastin e 103-vjetorit të lindjes

Evdal Nuri

 

Sigal

Në këtë kohë kur shpirti human i njeriut po venitet, ku mania për të fituar është bërë gati e përbindshme dhe vlerat e të qenit njeri po shpërfillen mjerisht si pa të keq, na ndodh jo rrallë që të gjejmë prehje teksa kujtojmë ngjarje apo personazhe, që lidhen me to, të cilët pasqyrojnë të kundërtën e këtij realiteti të trishtë.

Maksut Drasa një emër i nderuar i kirurgjisë shqiptare…! Dr. Maksut Drasa pa dyshim që ka zënë një vend nderi në panteonin e kirurgjisë shqiptare dhe botërore si dhe është futur në Enciklopedinë Amerikane si një nga gjenitë e shekullit 20-të: Një emër që meriton të kujtohet është Maksut Drasa.

1 “ Maksut  Drasa, ” Kirurgu me duar të arta.”…! Dr. Maksuti lindi në  mars e vitit 1920-të në Arapsun të Turqisë. Shkollën fillore e kreu në jetimoren e Tiranës më pas vazhdoi shkollën teknike “Harry Fultz” dhe gjimnazin me rezultate të shkëlqyera. Më pas nisi studimet për mjekësi në Universitetin e Bolonjës, ku arriti të merrte notën më të lartë, 30/30, me vlerësimet më të mira nga profesorët italianë. Emri i tij është në listën e studentëve më të mirë të Universitetit Bolonjë. Ndërpreu studimet se shoku i tij më i ngushtë, heroi Qemal Stafa i kërkoi 1 shaptilograf dhe kur ia solli nuk u kthye më se filluan bombardimet në Adriatik. Kjo bëri që të nisi një tjetër shkollë të madhe, atë përkrah kirurgut të madh, Frederik Shirokës, i cili ka thënë: “Maksut Drasa është i vetmi kirurg, që mund të më zëvendësojë mua”. Duke punuar në Spitalin Civil të Tiranës, përkrah tij, Maksuti hodhi themelet e së ardhmes si kirurg. Gjatë luftës mjekoi partizanët e plagosur dhe për këtë mori titullin e nderuar “Veteran i LANCI”. Në vitet 1948-1950, përfundoi studimet në Sofie (Bullgari) me rezultate të shkëlqyera si dhe mbrojti titullin “Doktor i Shkencave” .Me kthimin në atdhe emërohet shef i Kirurgjisë dhe Obstetri- Gjinekologjisë në Spitalin e Beratit. Nga sukseset e mëdha që pati në fushën e kirurgjisë, spitali i Beratit u aprovua si shkollë për specializantët, në kirurgji. Këtu përmendim nxënësin e tij të talentuar, Prof. Dr. Panajot Boga që pati fatin të jetë nxënësi i tij i parë. Ai nuk lodhet së treguari mrekullitë e Dr.Maksutit! Prof. Boga përmend shpesh një nga porositë që Dr. Maksuti ia thoshte gjithmonë: “Materialin që ke lexuar qoftë 1000 herë, do bësh mirë ta lexosh edhe një herë para operacionit. Dr.Maksuti e bëri Beratin një qytet me emër në fushën e kirurgjisë ku shkonte e gjithë Shqipëria. Për emrin e madh që krijoi në fushën e kirurgjisë, në vitin 1970 u emërua Kryekirurg në Spitalin Ushtarak të Tiranës (1970-1982).

2Profesionalizmi i Dr. Maksutit

Maksut Drasa nxënësi më i devotshëm i kirurgut të madh- Frederik Shiroka, u bë Kirurgu & Gjinekologu më i famshmi në Shqipëri, në perëndim deri në USA. Fillimi i famës filloi që në vitin 1953 kur realizoi për herë të parë në Shqipëri: 1) Exsanguino transfuzionin e gjakut (zëvëndësimi komplet i gjakut), tek e porsalindura, me Rh + (nena me Rh -). 2) Operacionin e parë në Zemër (Perikardit Adeziv), për këtë u xhirua dokumentar që u çfaq në çdo kinema. 3) Operacinin e parë për heqjen e Prostatës, pa hapur vezikën Urinare (MILLIN). 4) Implantimin e Ovareve. 5) Modifikimin e heqjes Hydroceles. 6)Endoarterit Obliterant (Femorale, Iliake) 7)Vagotomine Trunkale & Selective (Ulcer Duodenale). 8)Anestezine Peridurale (Berat) dhe bëri 7000 operacione (Kirurgji, Gjinekologji, Ortopedi, Urologji…), duke eliminuar narkozën me Ether. Kur u emërua në spitalin ushtarak, ia mësoi anestezistëve që e përhapën në të gjitha spitalet e Shqipërisë.9 ) Hysterectominë radikale (vitet 60-të) dhe ky operacion filloi të bëhet në maternitetin e Tiranës, pas 2000-it. 10) Sexio cezare inferiore-transversale. 11)Serklazhi (lidhja e qafës mitrës) në gratë, të cilat kishin patur aborte spontane (bile deri në 10 aborte).12) I pari që realizoi operacionin për kancer Rectumi. 13) Vaginë artificiale me zorrën e hollë. 14) Mjeshtër në operacionet për Fistulat Anale dhe Hemorrhoidet. 15) Gjatë specializimit personelit të spitalit ushtarak (Pekin, 1971) pas një muaji, specialistët kinezë e quajtën talent dhe u shprehën:  “Dr. Maksuti paska ardhur në Pekin jo për ta mësuar ne, por për të mësuar ne prej gjenialitetit të tij”. Siç thotë dhe Pr. Dr. Panajot Boga, tek “Maksut Drasa vinte e gjithë Shqipëria”. 

Maksuti punoi me vetmohim dhe e drejtoi kirurgjinë me profesionalizëm të lartë, në nivelin më të lartë shkencor, e cila ishte në unison me shkencën perëndimore. Dr. Maksuti duke parë se sallat e operacionit të spitalit ushtarak, që ishin jo aq funksionale, për t’ju përgjigjur kërkesave të kohës. Ngaqë secili pavion kishte sallën e vet të operacionit, atëhere gjenialiteti i tij bëri që ai të ideoi, projektoi, ndërtoi dhe vënien në funksionim të bllokut operator bashkë me sallat e urgjencës kirurgjikale. Ky bllok operator modern mundësoi që të përballonin me sukses të gjitha traumat dhe urgjencat kirurgjikale që në vitet 70-të dhe deri sot. Për më tepër edhe gjatë këtyre viteve të fundit, përballoi dhe shpëtoi me mijra jetë njërëzish. Ajo ngeli për 30-të vite demokraci, e vetmja qëndër kirurgjikale, funksionale. Ekspertet e huaj ardhur në spitalin ushtarak për bashkëpunim shkencor janë habitur nga ky bllok operator urgjence, multifunksionale.

Përfaqësuesi Austriak është shprehur:” Do e quaja vehten si një nga njerëzit më me fat po të kisha takur Dr. Maksutin, gjenialiteti i të cilit arriti të ndërtojë këtë bllok operator, me vision kaq largpamës, sa ne në Vienë nuk e kemi ndërtuar akoma”. Dr. Maksut Drasa cilësohet nga populli si: “Kirurgu me duar të arta”. Ky gjeni për më shumë se 60-të vite shkriu gjithçka për gjënë më të shtrenjtë që ka krijuar Nëna Natyre: ”Jetën Njerëzore”. Dr.Maksuti, pa dyshim ka një vend nderi në “Panteonin e Kirurgjisë Shqiptare dhe Botërore”. Gjithashtu, emri i tij është shkruar në Enciklopedinë Amerikane si “Një nga gjenitë e shekullit 20-të”. Absolutisht, Dr. Maksuti është i vetmi kirurg në Shqipëri që është marrë dhe ka shkëlqyer në të gjitha ndërhyrjet kirurgjikale & traumat në të gjitha pjesët e trupit. Personalisht, gjatë gjithë karierës së tij profesionale ka kryer rreth 250.000 ndërhyrje kirurgjikale.

Drejtoria e Institutit të traumës me propozim të gjithë mjekëve të vjetër dhe të rinj, në takimin vjetor i ka kërkuar Ministres të shëndetësisë Znj. Ogerta Manastirliu që me rastin e 100- vjetorit të lindjes t’i vinin emrin ‘MAKSUT DRASA” Bllokut Operator dhe Urgjencës të Institutit Kombëtar të Traumës. Motivacioni :”Si krijues i këtij blloku operator dhe Kryekirurgu i dytë i Spitalit Ushtarak” Arsyetimin që ku do të shkonin këto urgjenca gjatë 30-vjetëve tranzicin në qoftë se nuk do të ndërtohej ky gjigand i kirurgjisë. Gjithashtu është biseduar që Spitali i Beratit të marrë emrin Spitali Rajonal “Maksut Drasa “. Maksut Drasa ka shërbyer me përkushtim për 20-vjet në këtë spital. 3-“ Bëmë Baba të të ngjajë!” Dhe kjo është e vërtetë. Kur bënim mësim shëmbullor në Berat, në shkollën e Kimit mësuesit pyesnin vetëm Kimin. Ai ishte i gojës e i “nderonte mësuesit”! Ai me të atin ngjan jo vetëm në paraqitje, por dhe s’i natyrë. Të dy të shkathët, të gojës, muhabetit, të gjendur, të aftë, sdudjues për të përvetësuar të rejat e shkencës

Prof. Dr. Kim. M. Drasa, me sukseset e tij ka përforcuar teorinë e Genit trashgimisë. Ka kryer një veprimtari të gjerë kërkimore e shkencore. Ai është autor i shumë artikujve shkencorë, botuar në revistat më prestigjioze Botërore:”Urologjike dhe Sexologjike”. Prof.Kim ka referuar studime në 60 Kongrese në të gjithë Europën deri në USA, Japoni, Pekin, Afrikë (Urologji & Seksologji).

Prof.Dr.Kim Drasa ka marrë titullin “Emër i Spikatur në Fushën e Publikimeve Urologjike Europiane ” (2012).

Aleanca e urologëve të amerikës i ka dërguar zyrtarish UMT, një letër me këtë tekst: “Z. Kim M. Drasa është i kompletuar plotësisht si Professor në urologji, Urolog i supertrajnuar dhe përmbush nivelin e Ekselencës dhe Akademik në Urologji”(Scott MacDiarmid, 2016).

Një nga 29 antarët e portalit zyrtar të Post Finasteride Syndrome – FOUNDATION (Neë Jersey, USA), mjekon pacientë nga gjithë bota për problemet e lidhjes të mjekimeve të prostatës me impotencën.

Antar i portalit zyrtar të Seksologjisë botërore (ISSM Find A Provider Directory – Executive Office, Netherlands).

Ka botuar tre libra për urologjinë dhe seksologjinë

Prof. KIM, mori çmimin e vendit të parë (8 nëntor, 2019) në Sympoziumin e 4-, ndërkombëtar “Kanceri Prostates & Onkologjia Urologjike”, në Qëndrën Kërkimore shkencore për zbulimin dhe mjekimin e kancerit të prostatës, e atashuar në spitalin më të madh të Nju Yorkut, në Mount Sinai Hospital (Manhatam, NY), me studimin :”PSA dhe Prostata”.

Prof. Kim M. Drasa, mjek i nivelit- Shkencëtar, aktualisht edhe me këtë çmim të parë që mori në Nju Jork (USA), absolutisht ka arritur në majën e Elitës të Shkencave Mjeksore.