Protesta që u kthye në simbol të refuzimit të frikës ndaj diktaturës (Foto)

322
Sigal

Një protestë e madhe u organizua sot për shkak të vrasjes makabre të një të riu të pafajshëm (Klodian Rasha) nga një polic i Shqiponjave. Qytetarët si kurrë më parë kanë harruar frikën e pseudovirusit, frikën e masave për parandalimin e pseudovirusit dhe kanë dalë në shesh për t’i dalë përballë diktaturës së degraduar të policëve gjakatarë dhe kanë kërkuar dorëheqjen e kreut të ministrisë dhe policisë së shtetit.

Gjatë protestës e cila u organizua edhe në formë homazhi për të ndjerin, nuk kanë munguar varietetet e mesazheve të sjella nga qytetarët. Sensibilizimi i kësaj proteste është për t’u admiruar pasi prej kohësh qytetarët kanë vuajtur terrorin e një pamndemie që akoma nuk dihet nëse është e vërtetë apo një mashtrim global kundra rracës njerëzore. Ata kanë dalë në shesh dhe janë grumbulluar pa pyetur për rregullat anti covid. Protesta ka kaluar nga ministria e brendshme tek kryeministria ku edhe është djegur pema e krishtlindjeve që gjendej aty. Qytetarët shprehën mesazhet e tyre nëpërmjet posterave që mbanin në duar të cilat të krijuara me thjeshtësinë e tyre, bartin forcën më të madhe atë të lirisë dhe refuzimit të diktaturës policore. Kjo protestë sigurisht që do të shënojë një lakim të marrdhënieve mes qytetarëve dhe policit.