Protesta kombëtare / Librazhdi tubim masiv kundër vrasjes së Klodian Rashës

260
Sigal

Ditën e sotme edhe në qytetin e  Librazhdit një grup të rinjsh janë sensibilizuar me ngjarjen e rëndë të ndodhur në kryeqytet ku një i ri u vra nga një punonjës i Policisë së shtetit.

Ndryshe nga protestat e dhunshme që kemi parë këto ditë në qytete të ndryshme, në Librazhd u mbajt një protestë paqësore, ku protestuesit marshuan në qendër të qytetit me pankarta të ndryshme dhe  fotografi të Klodian Rashës dhe e mbyllën protestën përpara godinës së nënprefekturës, aty ku ndezën qirinj dhe bënë thirrje që të vihet drejtësi për vrasjen e tij.

I pranishëm në këtë protestë ishte edhe Kryetari i PD për Librazhdin zoti Bujar Vreto, i cili vazhdimisht bëri thirrje protestuesve për të mos krijuar asnjë incident dhe u shpreh që i është bashkuar kësaj proteste jo si kryetar i nje force politike por si një qytetar i thjeshtë dhe babai i një djali në moshën e të ndjerit Klodian Rasha.