Radhë të gjata për regjistrime në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit të Biznesit

584
Sportelet e Qendrës Kombëtare të Regjistrimit të Biznesit janë pushtuar nga radhët e gjatë të krijuara nga bizneset dhe ndërmarrjet të cilat kërkojnë të bëjnë dorëzimin e pasqyrave financiare. Kjo ka ardhur me vendosjen e rregullave të reja nga QKR-ja, edhe pse ndërmarrjet duhet të kishin filluar të bënin dorëzimit që në muajin janar. Ky rregull i ri i vendosur së fundmi nga QKR-ja në lidhje me hedhjen e bilanceve financiare në sistemin online, ka për qëllim shkurtimin e procedurave të biznesit, veprime këto që kryhen nga faqja kryesore e QKR-së. Në një deklaratë në lidhje me këtë projekt të vënë në zbatim nga ana e QKR-së ka dhënë dhe Vasilika Vjero, drejtuesja e Qendrës Kombëtare të Bizneseve, e cila deklaron se deri tan janë regjistruar në versionin online rreth 8900 sipërmarrje, regjistrim ky, i cili vetëm ditën e sotme ka kapur shifrën e 1200 kërkesave për hedhjen e bilanceve. Drejtuesja e kësaj qendre, thotë se ditët e fundit janë shtuar edhe kërkesat për të bërë regjistrimin e bizneseve, sidomos për ato të llojit turistik, si baret, restorantet dhe hotelet. Data e fundit e vendosur nga kjo qendër në lidhje me dorëzimin e bilanceve të kompanive është ai datës 31 korrik, nëse bizneset nuk përfundojnë brenda këtij afati dorëzimin e bilanceve do të penalizohen me 15 mijë lek gjobë. Rregulli i ri për regjistrimin online shkurton kohën për shumë ndërmarrje të cilët nuk do tu duhet të shkojnë pranë QKR-së për të marrë vërtetime. Gjithashtu për të gjithë të të interesuarit për tu regjistrua, tashmë mund regjistrohen për të marrë të drejtën e firmës elektronike, proces ky i cili pavarësisht vendndodhjes së administratorit të firmës çdo lloj procedure mund të bëhet online.
Mbi dorëzimin e pasqyrave financiare dhe raporteve të auditit pranë QKR-së
Mbështetur në Ligjin Nr. 9723, datë 03.05.2007, “Për Qendrën Kombëtare të Regjistrimit”, i ndryshuar, neni 43, pika 3 (a), subjektet kanë detyrimin të depozitojnë pasqyrat financiare vjetore, raportin e ecurisë së veprimtarisë dhe raportin e auditimit, të mbajtur sipas kërkesave ligjore, kur mbajtja e këtyre dokumenteve është e detyrueshme. 
Detyrim për depozitimin e dokumenteve të sipërcituara e kanë subjektet me një xhiro vjetore mbi 8 milionë lekë. Këto subjekte duhet të depozitojnë pranë QKR-së: 
– Pasqyrat financiare vjetore të skanuara në format PDF.
– Raporti i auditimit dhe ecurisë së veprimtarisë (kur mbajtja e tyre është e detyrueshme).
-Vendimi për miratimin e pasqyrave financiare (sipas kërkesës ligjore).
-Afati i fundit i dorëzimit është data 31 Korrik 2015.
Mënyra e depozitimit: 
1. Ky shërbim ofrohet vetëm nëpërmjet aplikimit online në portalin qeveritar e-albania (www.e-albania.al) (neni 70 i Ligjit Nr. 9723/2007). Shërbimi ofrohet pa pagesë.
2. Formati elektronik i ruajtjes së pasqyrave financiare, duhet të jetë në PDF.
3. Individi, i cili do të kryejë aplikimin, duhet të jetë i pajisur me kartë identiteti ose pasaportë biometrike, për të vërtetuar të dhënat e tij personale.
4. Logimi në portalin qeveritar e-albania.al, duke ndjekur të gjitha hallkat e procedurës për kryerjen e aplikimit.
Sigal