“Diaspora është me ju” / Shqiptarët nëpër botë ndezin qirinj për Klodian Rashën

239
Sigal

Diaspora u është bashkuar shqiptarëve që prej ditësh tashmë protestojnë për vrasjen e të riut Klodian Rasha nga policia dhe kundër dhunës policore.

Shqiptarët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë “veshur” me falurin kuqe zi ndërsa kanë ndezur edhe qirinj në kujtim në 25-vjeçarit.

Në duar ata mbajnë një pankartë ku shkruhet “Diaspora është me ju”.

Protestës i janë bashkuar edheshqiptarë në Britaninë e Madhe. Një grup të rinjsh kanë ndezur qirinj dhe kanë mbajtur një protestë paqësore tek ambasada Shqiptare në Londër.