‘Blindohet’ selia e PS në Tiranë / Policët formojnë kordonin mbrojtës

225
Sigal

Policia e Shtetit është siguruar që selia e Partisë Socialiste në Tiranë të jetë e mbrojtur nga protestuesit. Një sërë efektivësht janë vendosur gardh nga hyrja në selinë e PS për nga Banka Qendrore.

Pavarësisht se turma e protestuesve nuk ndodhet më në sheshin ”Skënderbej” për shkak se u shpërnda me gazlotsjellës, efektivët e Policisë vijojnë të qëndrojnë afër selisë së PS e cila disa ditë më parë u sulmua dhunshëm.