OKB dhe SHBA certifikojnë Lumturi Vladin si misionare e paqes në Shqipëri

699
Sigal

Nderohet me
çmimin Misionare e Paqes nga OKB dhe Zyra e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri
Znj. Lumturie Vladi për punën e saj të jashtëzakonshme ndër vite  në emër të paqes.

 

Një mision I
trashëguar nga ish ambasadori amerikan 
vepron që nga viti 2010 në Tiranë. 
I mbështetur kryesisht nga bashkëpunëtorë, miq, dashamirës dhe donatorë politikë.
 Zyrë paksa e vogël  por e gjerë me dritë, me botë dhe e madhe që
bashkëpunëtorët i ka dhe jashtë kufirit të Shqipërisë deri në Shtetet e Bashkuara
të Amerikës. Ky mision është I regjistruar dhe në Kongresin Amerikan ashtu si
dhe mjaft institucione të tjera ndërkombëtare dhe në vende si Hungari, Mal I Zi,
Maqedoni. Këto vende janë bashkëpunëtorë, donatorë dhe mbështetës. Një ndër ta është
dhe Dr. Otto F Von Feigenblatt, Presidenti i Trupit Diplomatik Ndërkombëtar, Profesor
në disa universitete në SHBA dhe Evropë si dhe Këshilltar për çështjet  e Euroazisë.

Dr Shefki Hysa, Guvernator
i Shërbimit Diplomatik të Paqes dhe Zhvillimit në Shqipëri shprehet: “ Misioni
ynë është vërtet një ndër më të bukurit në botë e disa nga personalitetet e
misionit tonë nga viti I kaluar por edhe tani janë lauruar nga Shtëpia e Bardhë
dhe nga vetë presidenti Barack Obama. Drejtoresha e nderuar Lumturie Vladi, ne kemi
nderin e madh sot ta certifikojmë si misionare e paqes. Veprimtaria e saj e
gjerë e bën atë të tillë. Ne besojmë që ajo jo vetëm është ndër misionaret më të
mira, por ka akoma shumë potencial për të dhënë dhe dëshirë për tu aktivizuar. Znj
Lumturie është misionarja e radhës dhe si me gjithë misionarët e tjerë që kemi
certifikuar ndër vite, kjo Certifikatë e një rëndësie të veçantë është e
firmosur dhe e njohur nga disa organizata me peshë në botën diplomatike.
Gjithashtu  firmosur nga shefi i misionit
në Amerikë, anëtarë të bordit tonë, njerëz që kanë qenë përkrah Barack Obama.
Shoqëruar me një letër falënderimi në emër të disa organizmave partnere tonat,
duke filluar me Akademinë Botërore të Paqes të Shteteve të Bashkuara, Misionin Diplomatik
amerikan dhe organizma të tjerë prestigjioze për bashkëpunim në fushën e paqes.  Për të nderuar dhe respektuar zyrën dhe
institucionin ku punon dhe elaburon kam  kënaqësinë të ftoj Z. Otto F Von Feigenblatt të
 dorëzojë certifikatën.”

Fjala e Dr Otto
F Von Feigenblatt:  “Pikë së pari
faleminderit për gjithçka që bëni për arsimin dhe fëmijët. Paqja fillon me
arsimin dhe në shumë raste puna që bëjnë arsimuesit nuk vlerësohet aq sa duhet.
Fëmijët janë e ardhmja dhe e vetmja mënyrë është ti edukosh dhe tu japësh
mjetet e duhura për ta ndihmuar kombin. Urime dhe njëherë. “

Nora Malaj Zv.
Ministre e Arsimit: “ Falënderoj dhe njëherë Kombet e Bashkuara për punën që bëjnë.
Një grua misionare paqeje sidomos në Shqipëri, rregullatorë të raporteve njerëzore
do të thotë shumë. Pasi të bësh revolucione do të thotë sfidë, guxim dhe
racionalitet. Kemi nevojë për një model më të mirë të familjes. Falënderoj Znj.
Lume që 2017 e filluam me ju dhe falënderoj Z Shefki që na dha mundësinë për të
zbuluar një gur të tillë të çmuar dhe falënderoj zonjat që punojnë çdo ditë. Gjithashtu
shpresoj për sa më shumë tituj për zonjat ambasadore.”

Rajmoda Bollova një
nga koleget e pranueses së çmimit shton se Znj. Vladi duhej të kishte marrë çmim
më herët për punën e palodhur që ajo ka bërë.

Irena Toça
Drejtoreshë e Librit Toena: “Dashuri dhe mirënjohje për punën dhe kontributin e
saj në arsim. Lumen e kam njohur nëpërmjet nxënësve dhe prindërve të nxënësve,
kam ndjerë mirënjohjen e tyre. Do vlerësuar edhe nga instancat sepse që në moshë
të re ka dhënë kontributin e saj. Duke falënderuar misionin uroj dhe Znj. Vladi
për çmimin.”

Vjollca Lubonja
Drejtoresha e Shtypshkronjës ELVE- “ Lumturie Vladi ka qenë bashkënxënësja ime
dhe tashmë kolege. Gjithmonë ka qenë  po kaq
e dashur dhe shoqërore. Familja e saj gjithashtu është shumë e përkushtuar dhe
e interesuar në problematikat e arsimit e pjesë e frymës së komunitetit. Ka qenë
dhe vazhdon të jetë dinamike.”

E pyetur nga  “Telegraf”  se kujt ia dedikon çmimin, misionarja më e re
e paqes  zonja Lumturi Vladi shprehet: “Ja
dedikoj nënës sime Xhavite Karaj, ajo ka qenë gjithmonë heroina ime dhe unë do
ta kem gjithmonë prezente. Më mungon dhe e dua shumë.”