Protesta ende vazhdon, naftëtarët e Ballshit bllokojnë brenda uzinës 3 autobotë të kompanisë

479
Sigal

Ditën e sotme naftëtarët e Ballshit kanë bllokuar hyrjen e uzinës.

Është raportuar se 3 autobotë kanë hyrë në uzinë  për të marrë squfur ndërkohë që naftëtarët nuk i kanë lejuar të dalin më prej aty.

Autobotët i përkasin kompanive që administrojnë uzinën të cilët marrin squfurin dhe gazoilin që ka mbetur që nga koha kur punonte uzina.

Naftëtarët kërkojnë pagat e prapambetura dhe kanë njoftuar se nuk do të lejojnë autobotët të dalin prej aty.

Që prej disa ditëve punonjësit e uzinës së Ballshit kanë protestuar dhe kanë njoftuar se do të përshkallëzojnë protestën e tyre pas ndërprerjes së punës dhe mosmarrjes së pagës prej disa muajve.