Protesta e artistëve kundër mbylljes se lokaleve të natës, ja momenti kur shoqërohen nga forcat e policisë

443
Sigal

Vendimi i Qeverisë për të mbyllur lokalet e natës dhe diskot ka nxjerr sot në protestë artistët dhe këngëtaret, të cilët kundërshtuan këtë masë shtrënguese.

Qeveria sot vendosi me Akt Normativ që të ndalohet dhe muzika pas orës 20:00 në gjithë vendin, pikërisht kjo shkaktoi dhe mjaft reagime.

Tubimi i sotëm i artistëve u shoqërua me një përplasje me forcat e rendit, të cilët kanë shpërndarë artistët, madje disa prej tyre që bënë rezistencë përfunduan në komisariate.

LSA ka shkrepur momentet kur artistet me maska janë shoqëruar nga forcat e rendit.

Në protestë ishte edhe këngëtari korçar, Devis Xherahu, i cili ka propozuar që lokalet të vazhdojnë aktivitetin me një sërë rregullash siç funksionojnë në banka, apo edhe supermarkete.

“Është e drejta jonë si artistë, që pas urdhrit nga Manastirliu, të reagojmë, se si funksionojnë bankat dhe supermarketet, duhet të funksionojnë dhe lokalet e natës, me maska. Jeta të vazhdojë edhe për ne artistët. Kjo është edhe arsyeja që ne u ngritëm sot. Të mos mbyllen lokalet e natës, por të ketë një rregullore të re. Jo të mbyllen. Është protestë paqeje. Ky është qëllimi i daljes sot të artistëve”- tha Devis Xherahu.