Të gjithë sytë nga qielli më 3 korrik, Hëna ka një surprizë për ju

53
Sigal

E para nga katër superhënat që do të shfaqen në vitin 2023, do të jetë më datën 3 korrik e cila gjithashtu do të cilësohet si më e ndritshme se eventet e tjera hënore këtë vit.

Hëna e plotë do të shfaqet ditën e hënë dhe kulmi i ndriçimit të saj do të jetë në orën 7:39 me orën 1 të mëngjesit me orën europiane. Sipas kushteve të motit, ju mund ta shikoni superhënën duke parë në juglindje pas perëndimit të diellit.

Kjo ngjarje ndodh kur hëna arrin fazën e saj së plotë në një pikë në rrugën e saj rreth diellit, ku është më afër Tokës dhe me sy të lirë duket më e madhe se herët e tjera.

Ndërsa shumica e viteve kanë 12 hëna të plota, 2023 do të ketë 13 nga këto ngjarje hënore. Do të ketë dy superhëna në gusht, duke përfshirë një hënë blu, e cila do të jetë hëna më e afërt me Tokën këtë vit. Superhëna e katërt dhe e fundit në 2023 do të shfaqet më 29 shtator.