Saga e abuzimeve në FSHZH, Agolli hap thesin me 300 mln lekë për blerjen e makinave elektrike, me tender pa garë

127
Sigal

Kreu i FSHZH, Dritan Agolli, ka shpenzuar 300 milionë lekë vetëm për makina elektrike. Agolli është denoncuar disa herë nga mediat për abuzimet që bënë me tenderët, të cilët kapin vlera marramendëse. Pak ditë më parë ai mbylli tenderin me objekt “Blerje automjetesh elektrike për nevoja të FSHZH-së”. Ky tender kap si fond  limit vlerën 25,867,478 lekë të reja. Prokurimi në fjalë është mbyllur pa garë dhe për këtë ka merituar “Flamurin e kuq”. Sipas të dhënave të Open Data Albania, FSHZH ka skualifikuar me justifikime të pabaza ofertën tjetër dhe ka lënë në garë vetëm firmën “C L A S S I C” shpk. E cila ka rrëmbyer fitoren dhe paratë pa u lodhur fare. Open Data thekson se kompania e Agron Papulit, që njihet si miku i Ramës, ka pasur edhe ofertën më të shtrenjtë.

Kështu, në tenderin e parë, për blerjen e makinave, Agolli ka shkelur dy rregullat kryesore të ligjit të prokurimeve. Çka ka bërë që 300 milionë nga taksat tona të fryjnë xhepin e Papulit. Duke shtuar një tjetër tender në listën e aferave, Agolli vazhdon rrugën e abuzimeve pa u shqetësuar që ndodhet nën hetim nga SPAK-u. Ndërkohë, ajo që bie në sy është se me 300 milionë lekë do të blihen vetëm 5 automjete.

Tender për bateritë

Vetëm disa ditë më pas, Agolli hapi garën për lotin e dytë të këtij projekti. Bëhet fjalë për tenderin me objekt “Blerje poste karikimi për automjete elektrike (Karikues AC)”. Vlera e tenderi  është 2,884,630 lekë të reja dhe fituese është shpallur firma “ALBA LIGHT” shpk.  Edhe këtë tender Agolli e ka mbyllur në shkelje të flagrante të ligjit. Sipas të dhënave, për këtë prokurim nuk është zhvilluar asnjë garë! “ALBA LIGHT” shpk ishte e vetmja firmë që ka paraqitur ofertë. Dhe në vend që të pezullonte garën sikur e kërkon ligji, Agolli i ka falur 20  milionë lekë kompanisë së vetme. Ndërkohë Agolli e ka lëvruar në total 320 milionë lekë që i duhen Fondit Shqiptar të Zhvillimit për makinat e punonjësve. Me Vitin e Ri iu duhen dhe mjete të reja, që t’iu vijnë ide të reja të zhvatin fondet.