Tragetet e linjës Bari–Durrës, deti i trazuar dhe era e fortë shkaktojnë vonesa në lundrim

974
Sigal

Moti i keq dhe deti i trazuar po shkaktojnë vonesa në mbërritjen e trageteve që lundrojnë sot nga porti I Barit drejt Durrësit.

Era me drejtim nga V-VL dhe me shpejtësi 40 km/orë në rënie ka penguar gjatë dy ditëve të fundit lundrimin normal të trageteve.

Burime nga Qendra e Informacionit në APD, bëjnë të ditur se trageti “AF Marina” pritet të ankorohet në Durrës rreth orës 13.00, afro 5 orë më vonë se sa grafiku.

Vonesa më të mëdha do të ketë trageti “Rigel III”, i cili pritet të mbërrijë sot rreth orës 17.00. Trageti tjetër “AF Francesca” sipas grafikut duhet të jetë në Durrës sot në mbrëmje, rreth orës 20.00.

Në portin e Durrësit sot rreth orës 10.00 mbërriti nga Ankona trageti “AF Michela”, me vetëm një orë vonesë – bënë të ditur burimet e Qendrës së Informacionit në APD.