Pas Vlorës, ‘tronditet’ dhe Kadastra e Sarandës. Dorëhiqet kryetari Ardian Kola

475
Sigal

Ardian Kola, kreu i Kadastrës së Sarandës ka dhënë dorëheqjen nga detyra pas drejtimit prej më shumë se 14 muaj të Kadastrës së Sarandës.

Ardian Kola është njëherësh drejtues i degës lokale të Partisë Socialiste, por sot ka vendosur që të mos jetë më kryeregjistrues në këtë qytet.

Mësohert se dorëheqja, lidhet me përgatitjet dhe angazhimin e tij në organizimin e partisë për zgjedhjet e përgjithshme në vitin 2021.

Ardian Kola është emëruar drejtues Agjensisë Vendore të Kadastrës në datë 16 maj 2019.  Kola ka qenë dhe një nga emrat e lakuar si kandidat për kryetar Bashkie deri ditën e fundit të shpalljes së kanditurave nga Partia Socialiste.

Dorëheqja e kreut të Kadastrës në Sarandë, vjen në një kohë kur duket se është qetësuar situata në Kadastrën e Vlorës, pas largimeve të 10 kryetarëve. Dorëheqjet në Vlorë kanë ardhur për shkak të problemeve të shumta me pronat në bregdet.