Prokurori Llalla – vartësve të tij : Intensifikoni punën në luftën kundër krimit, korrupsionit dhe drogës

259

Prokurori i Përgjithshëm
Adriatik Llalla ka kërkuar sot nga vartësit e tij që të luftojnë fenomenin e
kultivimit të kanabis sativës në të gjithë vendin dhe të mos i druhen reformës
në drejtësi.

Llalla ka kërkuar bashkëpunim
me Policinë e Shtetit dhe u ka bërë thirrje prokurorëve të rretheve që të
forcojnë luftën ndaj drogës.

“Duhet të intensifikoni punën
në luftën kundër krimit, korrupsionit dhe drogës. Nuk duhet të ketë neglizhencë
dhe ulje të cilësisë së punës dhe pse ka nisur zbatimi i reformës. Duhet të
bashkëpunoni me policinë dhe çdo institucion ligjzbatues për luftën ndaj
kanabisit”, u ka thënë kryeprokurori vartësve të tij.

Theksojmë se Prokuroria ka
zhvilluar disa aksione duke goditur grupe kriminale dhe duke sekuestruar sasi
të mëdha kanabis sativa.