Mbytën Italinë e Veriut me drogë, zbardhet dënimi për biznesmenin italian dhe dhëndrin e tij shqiptar

578
Biznesmeni italian Aldo Conti dhe dhëndri i tij shqiptar Vladimir Cara krerët e grupit italo-shqiptar që sipas hetimeve të Guardia di Finanza të Lecco-s, kanë arritur të “mbysin” me kokainë Italinë e Veriut kanë marrë dënimin e drejtësisë italiane.
Gjykata e Monza-s ka dënuar me 9 vite burg dhe 70 mijë euro gjobë secilin: Aldo Conti-n, 57-vjeç dhe dhëndrin e tij Pasquale Disanti, 32 vjeç.
Për Loredana Perillo-n, gjykata ka dhënë 2 vite dënim me kusht, kështu 51-vjeçarja i ka shpëtuar burgut.
Sipas “Il Giorno” të tre ishin pjesë e hetimeve të Guardia di Finanza-s së Lecco-s, që gjatë operacioneve të koordinuar nga Prokurira e Monza-s arrestuan 21 persona dhe sekuestruan 94 kg kokainë në më pak se një vit. Nëse kjo sasi droge hidhej në treg, trafikantët do të mund të gjeneronin rreth 4 milionë euro.
Aldo Conti, i cili drejtonte një zinxhir picerish në Seregno, Meda e Barlassina, të gjitha të sekuestruara dhe dhëndri i tij italian, janë konsideruar nga hetuesit si kapot e grupit italian, që trafikonte kokainë bashkë me një grup shqiptarësh që udhëhiqej nga Vladimir Cara, dhëndri tjetër i Conti-t.
Vladimir Cara me precedentë të mëparshëm penalë është dënuar më herët me 15 vite burgim në Apel, ndërsa 12 pjestarët e tjerë të grupit shqiptar kanë marrë dënime jo më shumë se 3 vite e 8 muaj burg.
Sigal