Projekt-buxheti me 90 mln më shumë të ardhura, bashkia diskuton me komunitetin

522
Sigal

SARANDË/Kryebashkiaku Çipa: Për vitin 2014 do shkurtojmë administratën në masën 30% dhe do të ulim në maksimum faturat e shpenzimeve

Bashkia e Sarandës ka nisur diskutimin e projekt-buxhetit të vitit 2014, projekt që me planifikimin e shtimit të të ardhurave me 90 mln lekë më shumë se buxheti i vitit paraardhës, është buxheti më i mirë gjatë viteve të fundit. Prezantimi në komunitetin e jo vetëm për transparencë, por dhe  për faktin se pjesëmarrja e drejtpërdrejtë e komunitetit në diskutim krijon mundësinë e këshillimit me banorët, në mënyrë që ky proces të thithë  sa më shumë mendimin e bazës. Në këtë proces që nisi ditën e hënë dhe përfundoi dje, mori pjesë dhe deputeti i zonës Koço Kokëdhima, ka  nisur më parë në fshatrat Shelegar, Metoq, Gjashtë dhe Berdenesh. Kurse dje u bë me përfaqësues e banorë të lagjeve të qytetit. Por ra  në sy, se megjithëse Berdeneshi është një fshat me shtrirje në tri  njësi vendore, komunat Aliko e  Ksamil dhe Bashkia Sarandë, bashkia  e Sarandës nuk e ka lënë jashtë vëmendjes për atë pjesë që asaj i  takon.

PROJEKT BUXHETI

Ndër drejtimet kryesore të  këtij projekt-buxheti të prezantuar në komunitet, vihet re pritshmëria e një rritjeje prej 19 milionë  lekësh (të reja) krahasuar me  vitin  2013. Pra nga 310 milion lekë të ardhura në vitin 2013, për vitin 2014 pritshmëria do të jetë 319 milionë lekë. Cilat janë detajet që jep Kryebashkiaku Stefan Çipa për këtë buxhet?  E para, ky është buxheti më i lartë në këto vitet e fundit, përkatësisht 19 mln lekë më shumë se ai i vitit para ardhës. Një nga  pikat e forta të kësaj rritjeje të të ardhurave të parashikuara  do të jetë zgjerimi i bazës së atyre që do të taksohen, pasi përvoja e vitit të kaluar tregoi se ka biznese që nuk kanë paguar edhe pse janë parashikuar në skemë. Dhe kjo ka ndikuar në mos mbledhjen e taksave në 100% të parashikimit. Kjo nuk do të ndodhë këtë vit. Burim tjetër i kësaj rritje të parashikuar nga bashkia e Sarandës për vitin 2014, është edhe shkurtimi në minimum i  shpenzimeve, që do të thotë vendosje rregullash të forta dhe shikim me lupën më zmadhuese ndaj  faturave të harxhimit kundrejt bashkisë nga institucionet e  tjera  si Telekomi, Ujësjellësi, CEZ, Posta etj., pasi është vërtetuar se ka fiktivitet, faturat janë disa fish mbi harxhimin. Dhe kjo thuhet  nga maturimet e kryera nga specialistët. Pra, edhe kjo formë abuzive do  të marrë fund dhe në arkën e bashkisë do të mbeten disa milion më  shumë. Por bashkia e Sarandës në hartimin e projektbuxhetit për vitin 2014, nuk ka  toleruar edhe në mundësinë e shfrytëzimit të rezervave   dhe mundësive të kursimit të shpenzimeve brenda vetes së sajë.

SHKURTIMI I SHPENZIMEVE

Bashkia ka parashikuar masa të uljes së shpenzimeve të telefonisë brenda institucionit, duke reduktuar instalimet për biseda telefonike  kombëtare dhe ndërkombëtare vetëm në tre zyra të  monitoruara. Burim tjetër i mundësimit të rritjes të të ardhurave të parashikuara në  projekt-buxhet është dhe apeli i Kryebashkiakut Stefan Çipa për shkurtim të numrit të  punonjësve të  administratës me 30% nga  ajo aktuale. Ky shkurtim kryesisht do të përqendrohet tek sektori urbanistik dhe Inspektorati Ndërtimor i Bashkisë, pasi ka një  organikë të fryrë dhe prurjet janë  minimale nga këta sektorë në  shërbimet që  ofrohen. Por kjo nuk do të ndodhë me shërbimet publike..

Në takime, qytetarët kanë  dhënë edhe sugjerimet e tyre, kërkesa dhe  ankesa, ndonëse disa prej tyre nuk i përkasin bashkisë së Sarandës. Këto i ka dëgjuar dhe i ka mbajtur shënim deputeti Kokëdhima. Ashtu  si për investime publike, projektbuxheti parashikon edhe rritje të investimeve dhe përkrahje të fermerëve dhe njësive sociale nën  juridiksionin  e sajë.