Shteti tallet me 600 mijë pensionistë

512
Sigal

Jemi jo
pak, por rreth 600 mijë pensionistë që nuk paguhemi sipas rregullave
 

 



“MOS NA E
HANI HAKUN!”

 


Letër e
hapur, Institutit  të Sigurimeve Shoqërore, Tiranë


 

Për dijeni Ministrisë së Financave

Ing. Naun Bico (pensionist)


Problemet
e pensionistëve nuk kanë të sosur. Ngelën derë më derë duke kërkuar të drejtat.
Sa u hapet një derë u mbyllen dhjetë të tjera dhe askund nuk del e drejta. Jemi
jo pak, por rreth  600 mijë pensionistë. Ashtu si në kohët e
dikurshme dhe në vazhdim, po ashtu dhe në periudhën e fundit, mes
problemeve dhe fenomeneve të ndryshme punonim pa orar, ditë e  natë
dhe me sakrifica të pa imagjinueshme, për rreth 35-45 vjetëve punë me shpërblime
qesharake. Edhe sot, pasi dëgjuam rritjen e pagave 10% si dhe pensionet 3%,
ndjejmë poshtërimin e atyre që na kanë në dorë, e atyre që mendojnë vetëm për
veten e tyre, që mendojnë sot për sot, duke mos parë larg se do t’u vijë
radha e atyre vetë. Po e them me plot gojën për arsyet e mëposhtme :

1-Pagat e
pensionet janë në raporte të caktuara mbështetur dhe në raportin  e
derdhjes së kontributeve. Pagat dhe pensionet janë me
raportin 50 -60% në gjithë botën dhe ky raport nuk duhet të
prishet për çdo ndërhyrje dhe në çdo kohë. Skema e re  parashikon
rritjen  e pagave 3.3 herë më shumë se pensionet dhe e ka prishur
raportin.

2-Deri
tani pensionet janë llogaritur me lloj – lloj skemash të gabuara që dihen, duke
u marrë  hakun pensionistëve.

3- Deri
tani rritja e pagave në mënyrë të herë pas hershme është bërë më e
madhe në përqindje se rritja e pensioneve.

4-Jeta e vështirë
e tyre vjen nga politikat konfrontuese, apo drejtimi dhe organizimi jo i mirë,
pa intelekt e pa dije, me formula që nuk kanë sjellë  progres, me
moton “ bëje sot e prishe nesër” , “bëje sot që mos të rregullohet kurrë nesër”,
“ mjafton të jesh i partisë të tjerat nuk kanë rëndësi”, e deri tek
diploma  që nuk tregojnë raalitetin e dijeve dhe kërkojnë të jenë
heronj, pa qenë luftëtarë të së rese. Dua të theksoj se intelekti lind 
dhe dijet shtohen me studim dhe botime, tregues, të cilët në administratën
tonë mungojnë. Të gjitha këto kanë penguar rritjen e të ardhurave dhe kanë
krijuar  gjendje të keqe ekonomike dhe ngarkesa psikologjike që  ndikojnë në gjendjen shëndetësore deri 
katastrofike për pensionistët. Kështu pensionet nuk mjaftojnë as për të përballuar
problemet shëndetësore.

5-Duhet
pasur parasysh se shumë prej fëmijëve të këtyre pensionistëve kanë ikur në
emigrim dhe në këtë krizë nuk mund të na ndihmojnë dot. Në mes të shumë vështirësive
që hasin atje, duke shtuar trajtimin  inferior të tyre, punojnë shumë dhe
shpërblehen më pak se vendësit dhe iu duhet shumë për të ndërtuar jetën e tyre.
Kështu zbehet interesi dhe përkujdesja e tyre për prindërit.  Këto dhe shumë probleme të tjera si ato të
strehimit, kontradiktave familjare, kryesisht ekonomike, indiferentizmi i fëmijëve
të paformuar, (ka edhe nga ata që jetojnë vetëm), janë faktorë që nuk janë
marrë parasysh nga ata që kanë hartuar skemën e rritjes 3% të pensioneve dhe 10
% të pagave. Duke gjykuar pa u thelluar, pa kompetencë, pa drejtësi kanë bërë
diskriminimin tonë. Këta persona detyrojnë t’u themi se janë tallur me ne, që
duke e rritur pagën 3,3 herë më shumë për vete, na hidhërojnë dhe na
demoralizojnë. Harrojnë se kanë të bëjnë me 25 deri ne 30% te forcave  aktive
politike dhe shoqërore të popullsisë. Edhe pse kjo forcë jo e gjitha ka mbaruar
universitetin, por të gjithë kanë universitetin e jetës që me eksperiencën,
intelektin dhe dijet e tyre kontribuojne për :

 -Edukimin
e fëmijëve dhe brezit të ri.

 
-Ata që zotërojnë ende forcë fizike kontribuojnë në punë të ndryshme.

 
-Kanë aftësi të japin ide për realizimin e zgjidhjes së problemeve që hasin.

Së fundi,
skema e rritjes së pagave dhe pensioneve nuk ka as strategji politike, as ekonomike
dhe as financiare, por ka taktika dhe marifete për të realizuar qëllime të
ngushta. Ata vetë e kanë rregulluar jetën e tyre qoftë nga pagat e larta, qoftë
nga korrupsioni. Kështu e tërë rritja e pagave të tyre nuk shkon për konsum dhe
qarkullim, por i kalojnë për kursim. Ndërsa pensionet kalojnë 100% për konsum në
qarkullim.

Si
konkluzion, mendoj që rritja e pagave dhe pensioneve të jetë në të njëjtin
raport, gjë që do të nivelojë një farë mase raportet e gabuara deri më sot.

Mos na
trajtoni si inferiorë!